Home / Lajme / Maqedoni / ET:Maqedonia larg ftesës së NATO-s

ET:Maqedonia larg ftesës së NATO-s

11 qershor – Gazeta greke Elevteros Tipos shkruan sot është përjashtuar mundësia për arritjen e kompromisit për çështjen e emrit të Maqedonisë midis Athinës dhe Shkupit deri më 9 korrik të këtij viti.
Sipas gazetës greke, në këtë datë Shqipëria dhe Kroacia duhet të nënshkruajnë Protokollin për anëtarësim në NATO, ndërsa qëllimi SHBA-ve ka qenë që në këtë datë edhe Maqedonia të jetë pjesë e këtij procesi.
“Asnjë propozim nuk do të pranohet, nëse nuk ka ndonjë propozim definitive”, shkruan gazeta duke u thirrur në qëndrimin e diplomacisë greke lidhur me raundin e ri të bisedimeve në Nju Jork nën patronazhin e ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic.

Gazeta Elevteros Tipos citon shefin e diplomacisë maqedonase, Antonio Milloshoski sipas të cilit nëse Greqia e pranon të drejtën e vetëpërcaktimit të maqedonasve si popull, atëherë ai ka thënë se mund të ketë afrim të pozicioneve për gjetjen e zgjidhjes për emrin.

Gjithashtu lexo

Paraqiten si zyrtarë policor, rrahin dhe plaçkisin të riun nga Shkupi

Mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Përzhino” në Shkup, tre persona të panjohur e kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *