Home / Lajme / Maqedoni / EVN: Pa energji elektrike 21 ndërmarrje komunale

EVN: Pa energji elektrike 21 ndërmarrje komunale

19 qershor – Korporata elektroenergjetike në Maqedoni EVN që drejtohet nga austriakët i ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike 21 ndërmarrjeve komunale në vend.
Vendimi është marrë pasi që ndërmarrjet komunale në 21 komuna nuk kanë paguar borxhet dhe nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje për shlyerjen e tyre.
Sipas EVN Maqedoni, furnizimi me energji i janë ndërprerë 21 ndërmarrjeve komunale në Tetovë, Kumanovë, Prilep, Manastir, Gostivar, Dibër, Kavadarci, Gjevgjeli, Berovë, Kriva Pallankë dhe Sveti Nikollë. Ndërprerja e energjisë për këto komuna do të bëhet për çdo ditë nga ora 11 deri në ora 15 deri në zgjidhjen e çështjes së borxheve. Në rast të kundërt korporata elektroenergjetike ka paralajmëruar ndërprerjen e furnizimit me energji për një periudhë afatgjate.

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *