Home / Lajme / Maqedoni / For: Marrëveshja e Ohrit, emri dhe Kosova prioritete të Maqedonisë

For: Marrëveshja e Ohrit, emri dhe Kosova prioritete të Maqedonisë

9 qershor – Administratorja e Agjensisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe drejtore për ndihmë ndërkombëtare, Henrieta For u takua sot me presidentin Branko Crvenkovski.
Në takim u bisedua për arritjet e deritanishme të ndihmës së Qeverisë të SHBA për Maqedoninë, si dhe për qëllimet e përbashkëta për zhvillim në të ardhmen mes dy vendeve. Administratorja For inkurajoi për progres të vazhdueshëm në implementimin e Marrëveshjes Kornizë dhe nënvizoi rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme për zgjidhjen e çështjes të emrit me Greqinë.
Ajo iu falënderua presidentit Crvenkovski për rolin përkrahës të Maqedonisë në çështjen e statusit të Kosovës dhe inkurajoi për progres të vazhdueshëm në çështjen e demarkacionit të kufirit mes Maqedonisë dhe Kosovës.
Nënsekretarja For tregoi gatishmëri që USAID të vazhdojë me projekte në reformimin e arsimit, jurisprudencës, zhvillimin e demokracisë etj.

For nënvizoi se Qeveria e SHBA do të vazhdojë të nxit Qeverinë e Maqedonisë të sigurojë se përsëritja e votimeve në zgjedhjet parlamentare do të jetë e lirë, e drejtë dhe e qetë si dhe potencoi rëndësinë e sankcionimit të atyre që kanë kryer vepra të dhunës dhe falsifikimit në zgjedhje.
Presidenti Cërvenkovski e falënderoi USAID-in për bashkëpunimin e deri tanishëm dhe ndihmën e sukseshme që i ofroi Republikës së Maqedonisë duke realizuar projekte për reformim në më shumë fusha. Në këtë takim presidenti maqedonas e njoftoi musafiren e lartë të SHBA-ve për situatën aktuale në vend dhe angazhimet e institucioneve për të mbaruar me sukses procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *