Home / Lajme / Maqedoni / Fuere:Rivotimi po kalon në një atmosferë të qetë

Fuere:Rivotimi po kalon në një atmosferë të qetë

15 qershor – Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere deklaroi se procesi i rivotimit po zhvillohet në një atmosferë të qetë dhe demokratike. Ai këto komente i ka bërë në një qendër votimi në fshatin Çellopek të Tetovës.
“Në të gjitha vendet ku kam qenë gjithçka është qetë, ka një prezencë të madhe të policisë e cila u ofron siguri qytetarëve për të votuar pa presione. Shpresojmë se kjo atmosferë e qetë do të vazhdojë deri në fund të ditës pasi që është e rëndësishme që të gjithë qytetarët që dëshirojnë të votojnë ta bëjnë këtë duke qenë të sigurt se nuk do të ketë kërcënime mbi sigurinë e tyre ashtu si më një qershor”, theksoi evroambasadori Fuere.
Ai tha se shpreson që të mos ketë incidente deri në mbylljen e procesit të rivotimeve.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *