Home / Lajme / Maqedoni / Gjendja e të plagosurve është stabile

Gjendja e të plagosurve është stabile

2 qershor – Dy prej të plagosurve në Spitalin e Qytetit janë lëshuar në shtëpi ndërsa 4 të tjerët do të lëshohen gjatë ditëve të ardhshme.
Gjendja shëndetësore e të plagosurve gjatë incidentit të djeshëm në vendvotimin në shkollën fillore “Dame Gruev” në Shkup është stabile dhe të gjithë gjenden jashtë rrezikut për jetën.
Dy prej të plagosurve në Spitalin e Qytetit janë lëshuar në shtëpi ndërsa 4 të tjerët do të lëshohen gjatë ditëve të ardhshme. Kështu kanë njoftuar drejtori i Spitalit të Qytetit Viktor Kamillovski dhe ai i Qendrës së Urgjencësë Aleksandar Kiçman.
“Gjendja shëndetësore e pacientëve të cilët u shtruan në Spitalin e Qytetit është stabile. Fotografia klinike po përmirësohet, dy pacientë sot i lëshuam për kurim shtëpiak ndërsa 4 të tjerët mbeten këtu. Ata janë në gjendje stabile, marrin terapinë adekuate ndërsa gjatë ditës së nesërme do të lëshohen në shtëpi ndërsa dy pacientë të tjerë të cilët janë operuar do të qëndrojnë në spital deri në fund të javës. Kjo do të thotë se gjendja shëndetësore e tyre është e mirë”, tha drejtori Kamillovski.

“Dje në orën 9 e 45 minuta është pranuar një pacient me plagë nga armë zjarri në pjesën e shtyllës kurrizore. Pas kontrollit dhe diagnostifikimit nga ana e mjekëve të Qendrës së Urgjencës i plagosuri është transferuar në Klinikën e Traumatologjisë ku është bërë një ndërhyrje kirurgjikale dhe pacienti është jashtë rrezikut për jetën. Bëhet fjalë për pacientin nga Çairi i cili është i lindur në vitin 1981”, tha Kiçman.
Siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme në ditën e zgjedhjeve, incidenti në oborrin e shkollës fillore “Dame Gruev”u shkaktua nga krismat e armëve të zjarrit pas mosmarrëveshjeve mes dy personave, të cilët janë të identifikuar për policinë. Sipas policisë, gjatë përplasjes mes personave me njësinë speciale policore Alfa janë plagosur 6 persona.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti apel Maqedonisë: Përforconi luftën kundër terrorizmit

“Për shkak të trysnisë ushtarake të të ashtuquajturit Shteti Islam, në vitin 2016 Evropa ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *