Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski nesër vazhdon bisedimet për koalicionin

Gruevski nesër vazhdon bisedimet për koalicionin

26 qershor – Zëdhënësi i Qeverisë, Ivica Bocevski deklaroi për agjencinë MIA se mandatari Nikolla Gruevski nesër do ti vazhdojë bisedimet për formimin e koalicionit qeveritar.
Sipas Bocevskit nesër Gruevski ka caktuar takime me liderët e PDSH-së, BDI-së dhe Partisë për Ardhmëri Evropiane(PAE) të Fijat Canovskit.
“Takimi me liderët e këtyre tre partive politike, nënkupton se Gruevski e ka hapur raundin e ri të bisedimeve për zgjerimin e shumicës parlamentare”, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve MIA zëdhënësi i Qeverisë Ivica Bocevski.
Ndërkohë javën tjetër pritet të caktohen grupet punuese të partive politike që do të synojnë të jenë pjesë e koalicionit qeveritar.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *