Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski paralajmëron bisedime me BDI dhe PDSH për Qeverinë

Gruevski paralajmëron bisedime me BDI dhe PDSH për Qeverinë

19 qershor – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski pas kthimit nga vizita e tij në Bruksel menjëherë pritet të fillojë bisedimet për formimin e koalicionit qeveritar me një nga partitë shqiptare. Gruevski këtë e ka konfirmuar mbrëmë në Bruksel pas një takimi me shefin e politikës së jashtme dhe të sigurisë të BE-së, Havier Solana.
“Sapo të kthehem në Maqedoni menjëherë do të fillojë bisedimet me dy partitë shqiptare, për një koalicionim të mundshëm”, deklaroi Gruevski, duke mos precizuar se cilën nga partitë shqiptare BDI apo PDSH do të përfshijë në koalicionin e ri qeveritar.
Ai nënvizoi se qeveria e re do të përforcojë kapacitetet dhe dinamikën e punës për të realizuar agjendën evropiane.
“Do të vazhdojmë me një dinamikë të fortë, edhe më të madhe se ajo që ka qenë deri më tani që ti mbyllim të gjitha çështjet të cilat janë të lidhura me tetë kërkesat e BE-së që kanë të bëjnë me marrjen e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësimt. Jam i sigurtë se deri në shtator dhe tetor pjesa më e madhe e këtyre çështjeve do të zgjidhjen me sukses.”, shtoi Gruevski.

Kryeministri Nikolla Gruevski sot në Bruksel do të marrë pjesë në Samitin Evropian të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së dhe në në takimin e rregullt të partive të djatha evropiane. Kryeministri Nikolla Gruevski dhe shefi për politikë të jashtme dhe siguri i BE-së, Havier Solana dje në Bruksel kanë diskutuar për zhvillimet pas zgjedhjeve në Maqedoni, formimin e Qeverisë së re dhe çështjen e emrit.

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *