Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski po vazhdon raundin e dytë të bisedimeve për Qeverinë

Gruevski po vazhdon raundin e dytë të bisedimeve për Qeverinë

27 qershor – Mandatari për formimin e Qeverisë së re, Nikolla Gruevski ka filluar raundin e dytë të bisedimeve për formimin e koalicionit qeveritar.Gruevski është duke zhvilluar takimin me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, ku po diskutohen modalitetet dhe harmonizimi i qëndrimeve për formimin e koalicionit qeveritar. Ahmeti para takimit me Gruevskin deklaroi sot se po bisedojnë për harmonizimin e qëndrimeve për bashkëqeverisje.
Mandatari Nikolla Gruevski pas takimit me Ahmetin do të takohet me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi ,me të cilin gjithashtu do të diskutohen çështjet që kanë të bëjnë me formimin e koalicionit. .

Kryetari i PDSH-së tha para takimit se prej sot do të fillojnë të funksionojnë grupet punuese dhe se është herët të bisedohet se për postet ministrore.
“Sot kam takim me mandatarin Gruevski dhe presim që të precizojmë punët lidhur me formimin e koalicionit qeveritar “, deklaroi Thaçi pas takimit me zyrtaren e lartë amerikane në residencën e ambasadës amerikane në Shkup.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *