Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski pritet të fillojë bisedimet me PDSH dhe BDI

Gruevski pritet të fillojë bisedimet me PDSH dhe BDI

21 qershor – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski sot dhe nesër do të zhvillojë negociatat me partitë politike shqiptare PDSH dhe BDI lidhur me formimin e koalicionit qeveritar.
Gruevski mbrëmë ka arritur nga Brukseli, ku ishte i pranishëm në takimin e partive popullore evropiane. Formimi i koalicionit qeveritar dhe përfshirja e ndonjërës prej dy partive më të mëdha shqiptare ka qenë një nga temat kryesore në mbledhjen e mbrëmshme të Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE, por që nuk janë dhënë detaje për vendimin përfundimtar për koalicionime.
Gruevski gjatë qëndrimit në Bruksel dhe pas takimeve me shefin e politikës së jashtme dhe të sigurisë të BE-së, Havier Solana nënvizoi se qeveria e re do të përforcojë kapacitetet dhe dinamikën e punës për të realizuar agjendën evropiane.

“Do të vazhdojmë me një dinamikë të fortë, edhe më të madhe se ajo që ka qenë deri më tani që ti mbyllim të gjitha çështjet të cilat janë të lidhura me tetë kërkesat e BE-së që kanë të bëjnë me marrjen e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësimt. Jam i sigurtë se deri në shtator dhe tetor pjesa më e madhe e këtyre çështjeve do të zgjidhjen me sukses.”, deklaroi Gruevski. PDSH dhe BDI janë në pritje të ftesës së VMRO-DPMNE-së për bisedime.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti apel Maqedonisë: Përforconi luftën kundër terrorizmit

“Për shkak të trysnisë ushtarake të të ashtuquajturit Shteti Islam, në vitin 2016 Evropa ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *