Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski:Qeveria pas mbylljes së procesit zgjedhor

Gruevski:Qeveria pas mbylljes së procesit zgjedhor

2 qershor – Nuk do ta formoj qeverinë e re, përderisa nuk sigurohem se në të gjtiha vendvotimet qytëtarët 100 për qind kanë shprehur vullnetin e tyre, theksoi kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.
Ai në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA tha se përbërja e Parlamentit të ri do të jetë shprehje e plotë e vullnetit dhe dëshirës së qytetarëve të Maqedonisë dhe jo e vullnetit të disa grupeve kriminale të cilat kanë mbushur kutit e votimit.
“ Kishim në përgjithësi zgjedhje fer dhe demokratike, në 98 për qind të vendvotimeve ishte festë e vërtet e demokracisë. Prap se prap në këto zgjedhje ndodhën parregullsi në 1 deri në 2 për qind të vendovotimeve, në bazë të të dhënave të KSHZ-së”, tha Gruevski për MIA.

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *