Home / Lajme / Maqedoni / Helmohen policë maqedonas në vendkalimin kufitar Bllacë

Helmohen policë maqedonas në vendkalimin kufitar Bllacë

4 qershor – Dhjetë policë të Maqedonisë janë me simptoma helmimi nga gazrat kimike dhe radioaktive të tre kamionëve që janë bllokuar në vendkalimin kufitar Bllacë në kufirin me Kosovën.
Qeveria e Maqedonisë dje në një mbledhje urgjente ka bllokuar hyrjen e këtyre kamionëve bullgar në territorin e vendit, për shkak se siç thuhet ato përmbajnë materie të rrezikshme radioaktive dhe kimike dhe paraqesin rrezik për ambientin jetësor dhe jetën e qytetarëve. Zëdhënësi i Qeverisë, Ivica Bocevski theksoi se kalimi tranzit i këtyre kamionëve do të bëhet vetëm atëherë kur do të sigurohet maksimalisht transporti.

Identifikimi i këtyre kamionëve me targa të Bullgarisë është bërë nga Shërbimi Policor i Kosovës, ndërsa ata kishin hyrë në Kosovë më 22 maj nëpërmjet pikës kufitare të Hanit të Elezit me mallin e ngarkuar të cilësuar si vaj hidraulik.
Autoritetet e Maqedonisë po bëjnë analizat e përmbajtjes së ngarkesës së tre autoboteve, por jozyrtarisht bëhet e ditur se bëhet fjalë për vajra me përmbajtje toksike dhe squfur.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *