Home / Lajme / Maqedoni / Idriz Milaimi emërohet komandant I stacionit policor në Tetovë

Idriz Milaimi emërohet komandant I stacionit policor në Tetovë

26 qershor – Me vendim të Ministres së Punëve të Brendëshme Gordana Jankullovska, si komandant I staciionit policor me ingerenca të përgjithshme për Tetovë është emëruar Idriz Milaimi, I cili ka të kryer shkallën e 7 të arsimit të kryer, fakultetin juridik.Para se të emërohet komandanit I stacionit policor në Tetovë, Milaimi ka qenë komandant I stacionit të policisë në Kodrën e Diellit.
Vendimi është sjellur nga ana e Ministres më 12 të këtij muaji.Sot ai para gazetarëve ka thënë se do të jetë në detyrë I udhëhuequr nga kryesia e ligjeve.”Jam I gatshëm të jap krejt nga vetja për realizim të suksesshëm në obligimet ditore dhe si obligim prioritar do të jenë, mbrojtja e përgjithshme e lirive dhe të drejtat e qytetarëve lufta kundër të gjitha llojeve të kriminalitetit, mbrojtjen e pasurive personale të qytetarëve si dhe ruajtjen dhe sigurin e rendit dhe të qetësisë publike pa dallim përkatësie etnike, kombëtare, fetare, gjinore dhe racore”, tha Milaimi para mediave.

Ai theksoi se do të ofrojë bashkëpunim të sinqertë me të gjitha institucionet shtetërore, komunale, spitalet, shkollat, mediat etj.Milami është zotuar para gazetarëve se nuk do të ketë tolerancë ndaj krimit dhe para ligjit të gjithë do të jenë të barabartë.”Si prioritet tjetër do të mundohen që së bashku me kolegët tjerë sa më shumë të risjellim përforcime dhe thellimin e besimit tek qytetarët, ku në veçanti, për mua do të jetë bashkëpunimi me qytetarët për tejkalimin e paragjykimeve të vjetra gjoja se policia është brutale e pashembullt, represive por në këtë drejtim do të këbëngul të vërtetohet e kundërta se policia nuk ekzistonh vetëm për vete por është servis I popullit”, nënvizoi ai.
Ai theksoi se do të vazhdojë në implementimin e reformave policore ku edhe emërimi është pjesë e atyre refomave.Ndryshe emërimi I komandantit të stacionit policor të Tetovës bëhet nga ana e ministres e cila pas tre refuzimeve të këshillit të komunës e emëron vetë atë..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *