Home / Lajme / Maqedoni / Imeri: PDSH sërish shënoi fitore bindëse

Imeri: PDSH sërish shënoi fitore bindëse

15 qershor – Zëdhënësi i Partisë Demokratike Shqiptare, (PDSH) Adriatik Imeri theksoi se PDSH edhe kësaj radhe ka shënuar fitore bindëse edhe pse sipas tij sërish ka pasur manipulim të zgjedhjeve nga ana e BDI.
“Fitorja e sotme e PDSH-së është më bindëse se ajo e 1 qershorit”, deklaroi pas mbylljes së kutive të votimit, Imeri.
Sipas tij anëtari lartë i BDI-së, Xhevat Ademi ka qenë pjesë e procesit
të manipulimit të votave në Reçicë të Madhe. Ai tha se ndaj tij së shpejti PDSH do të ngritë padi penale.
Imeri deklaroi se në Zajaz dhe Oslomej edhe kësaj radhe ka vazhduar tradita e vjedhjes së votave nga BDI.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *