Home / Lajme / Maqedoni / Incidente në fshatrat e Tetovës

Incidente në fshatrat e Tetovës

1 qershor – Shkelje të procesit zgjedhor janë vërejtur në dhjetë vendvotime në fshatrat Kamjan, Bogovinë, Pallçisht, Zherovjna, Gurgurnicë, Çiflik, Tearcë dhe Trebosh.Incidenti më serioz është shënuar në Kamjan, ku një person i panjohur ka shprekur plumba në shkollën “Sabedin Bajrami” në këtë fshat. Në afërsi të një vendvotimi ka pasur edhe përleshje fizike. Në fshatin Pallçishtë ka pasur rreth ores 11 tendenca për mbushje të kutive, por kjo është ndërprerë pas ndërhyrjes së policisë. Gjatë orëve të fundit është qetësuar situata në këtë rajon dhe janë vërejtur forca të mëdha policore. Rajoni i Tetovës është vizituar nga ambasadorja amerikane në Maqedoni, Xhilian Millovanovich.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *