Home / Lajme / Maqedoni / KH:Zgjedhjet më të këqija në Maqedoni

KH:Zgjedhjet më të këqija në Maqedoni

18 qershor – Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në raportin e publikuar bën të ditur se zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 1 qershorit ishin më keq të organizuara deri tani në Maqedoni.
“Zgjedhjet e para të jashtëzakonshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë, tani pa dyshim mund të konstatohet, ishin zgjedhjet më keq të organizuara në historinë e Maqedonisë”, thuhet në raportin e Komitetit të Helsinkit.
Kjo organizatë potenton se pjesa më e madhe e incidenteve zgjedhore kanë ndodhur në pjesën e banuar me komunitetin shqiptar.
“Fakt është se pjesa më e madhe e incidenteve në periudhën paraelektorale dhe në ditën e votimit dhe pothuajse të gjitha incidentet në të cilat u përdorën armë zjarri ndodhën në pjesët e shtetit ku kryesisht jetojnë shqiptarë dhe me këto incidente kryesisht u ndërlidhën aktivistët e dy partive kryesore shqiptare në Maqedoni”, thuhet në raport.

Sipas KH-së fushata zgjedhore ka filluar para kohe dhe tejet agresive dhe e kushtueshme, e financuar nga burime të panjohura, jashtë të gjitha limiteve kohore; fjala e thënë publikisht kurrë nuk ka qenë në nivel më të ulët, media deri në fund të kontrolluara dhe të heshtura në të cilat u ringjallën propagandistët dhe aktivistët partiak.
Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut drejtoi akuza ndaj funksionimit të policisë, që siç thuhet ka funksionuar një polici partiake.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *