Home / Lajme / Maqedoni / Komunat e Tetovës nuk dalin me informata zyrtare për parregullsitë në zgjedhjet

Komunat e Tetovës nuk dalin me informata zyrtare për parregullsitë në zgjedhjet

Tetovë, 1 qershor – Komisionet komunale zgjedhore nga Tetova, Zhelina, Tearca, Bogovina, ende nuk dalin me informatat e para për jehonën e votuesve deri në orën 10, si dhe për vijimin e votimit.
Sipas të dhënave jozyrtare nga anëtarë të komisioneve zgjedhore, disa komuna ku janë regjistruar incidente ende nuk dalin me informata zyrtare. Po punohet në terren dhe po grumbullohen të dhëna, thonë nga komisionet.
Por, anëtarë të komisioneve zgjedhore informojnë për një sërë parregullsish. Ka informata jozyrtare se votimi në komunën e Zhelinës është ndërprerë në dy vendvotime. Në Bogovinë dhe Kamenjanë ka informata për një sërë parregullsish, të cilat ende nuk janë konfirmuar nga komisionet zgjedhore.

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *