Home / Lajme / Maqedoni / KSHZ-ja shpalli rezultatet zyrtare

KSHZ-ja shpalli rezultatet zyrtare

16 qershor – Kryetari i KSHZ-së, Jovan Josifovski në konferencën e sotme për media bëri të ditur numrin e sakt të deputetëve që fituan partitë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Sipas të dhënave të KSHZ-së, koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka fituar 63 deputetë, Koalicioni i prirë nga LSDM ka fituar 27 deputetë, Bashkimi Demokratik për Integrim 18 deputetë, Partia Demokratike Shqiptare 11 deputetë dhe Partia për Ardhmëri Evropiane 1 deputetë.
Në bazë të llogaritjeve të numrit të votave, VMRO-DPMNE ka fituar 481.602 vota, LSDM 233.362 vota, BDI 125.997 dhe PDSH 83.678 vota.
BDI është në avantazh në të gjitha gjashtë njësitë zgjedhore. Shtabet partiake të BDI-së dhe PDSH sot nuk kanë dalur me asnjë koment apo të dhëna të reja për procesin e djeshëm zgjedhor. Poashtu edhe kryeministri Nikolla Gruevski akoma nuk është deklaruar për mundësinë e koalicionimeve.
Në shtabin e VMRO-DPMNE deklaruan për agjencinë e lajmeve INA, se së shpejti lideri i tyre Gruevski do të fillojë negociatat për formimin e koalicionit, por duke mos dhënë detaje të tjera plotësuese. .

Procesi zgjedhor i 1 qershorit u vlerësua si tejet negativ për shkak të parregullësive dhe incidenteve që përshinë shumicën e qendrave të votimit, ku pati një person të vrarë dhe disa të plagosur. Për shkak të këtyre incidenteve, dje u përsëriten votimet në 187 qendra votimi, ku rezultoi një proces i rregullt dhe i qetë zgjedhor, me përjashtim të parregullësive të vogla. Jehona e votuesve në zgjedhjet e 1 qershorit ishte 57, 6 për qind. .

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *