Home / Lajme / Maqedoni / KSHZ: Ndërpritet votimi në vendvotimet në Zhelinë, Haraçinë dhe Bërvenicë

KSHZ: Ndërpritet votimi në vendvotimet në Zhelinë, Haraçinë dhe Bërvenicë

Tetovë, 1 qershor – Një person është plagosur gjatë një shkëmbimi të zjarrit me policinë në fshatin haracinë, njofton policia.Informacionet e para që jep policia janë se një grup ka tentuar të mbush kutitë në vendvotim në fshatin Gushinë.Përgjegjësit e vendvotimeve mënjëherë kanë njoftuar policinë.Më pas ekip I njësitit special alfa ka arritur në vëndngjarje por grupa është larguar.Policia është vënë në kërkim të tyre dhe më pas grupi ka hyrë në fshatrin haracinë ndërsa gjatë tentimit të policisë që të hyjë në këtë fshat është shëtnë ënë drejtim të tyre.Njësiti alfa u ka kthyer më të shtëna dhe një person është lëdnuar. Pas incidentit policia në Gushinë në dy vetura ka gjetur armë.

Në vendvotimet 2108 dhe 2095 në komunën e Zhelinës është ndërprerë votimi, ndërsa në fshatin Malinë, komuna Çuçer Sandevë, nuk ka filluar votimi sepse gjatë natës ishte vjedhur materiali i votimit dhe kutia e votimit, njoftoi zëdhënësi i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Zoran Tanevski.
Për arsye sigurie, tha Tanevski, votimi është ndërprerë në të gjitha vendvotimet në Haraçinë dhe në fashtin Gurgurnicë, komuna e Bervenicës. Tanevski informoi edhe se në vendvotimet 451 në komunën e Vrapçishtës ishin mbushur kutitë

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *