Home / Lajme / Maqedoni / KSHZ: Procesi i rivotimit po zhvillohet në mënyrë të qetë

KSHZ: Procesi i rivotimit po zhvillohet në mënyrë të qetë

29 qershor – Në Maqedoni sot po zhvillohet procesi i rivotimit në 15 qendra votimi në njësinë e parë dhe të gjashtë zgjedhore.
Rivotimet po zhvillohen në komunat e Sarajit, Tetovës, Gostivarit, Bërvenicës dhe Zhelinës, ku u regjistruan parregullësi gjatë rivotimit të pare të 15 qershorit.
Zëdhënësi i KSHZ-së, Zoran Tanevski deklaroi se rivotimet do të zhvillohen në 4 qendra votimi në komunën e Sarajit, 3 qendra të votimit në Bërvenicë, 2 qendra votimi në Gostivar, 2 qendra votimi në Zhelinë dhe 3 qendra votimi në Tetovë.

KSHZ njoftoi se procesi i rivotimit në Maqedoni po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa incidente, përveç në vendvotimin 2445 në fshatin Bojanë të Shkupit në të cilin një person ka hyrë dhe i ka hedhur fletëvotimet.
Sipas KSHZ-së dëri në ora 13:00 kanë votuar 25, 64 për qind e votuesve. Nga 14 551 qytetarë, të drejtën e tyre e kanë shfrytëzuar 3731 persona.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *