Home / Lajme / Maqedoni / KSHZ sot shqyrton ankesat e partive

KSHZ sot shqyrton ankesat e partive

18 qershor – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot pasdite do të shqyrtojë ankesat e partive politike për parregullësi gjatë procesit të rivotimit më 15 qershor.
Lajmi është bërë i ditur për agjencinë e lajmeve INA nga zëdhënësi i KSHZ-së, Zoran Tanevski, i cili shtoi se të gjitha ankesat janë bërë nga dy partitë shqiptare BDI dhe PDSH. BDI ka dorëzuar 8 ankesa për njësinë e parë dhe të gjashtë zgjedhore, ndërsa PDSH 16 ankesa për përsëritjen e votimeve në 148 qendra të votimit në njësinë e parë, të dytë dhe të gjashtë zgjedhore.

KSHZ është e obliguar që në afat prej 48 orëve nga dorëzimi i ankesave të sjellë vendimin përfundimtar. Rivotimi i dytë do të jetë më 29 qershor tani për tani në tre qendra votimi në Reçicë të Madhe dhe në Sedllarevë të komunës së Zhelinës, ku nuk u zhvillua rivotimi më 15 qershor për shkak të vjedhjes së materialeve zgjedhore dhe parregullësive. Me këtë rivotim të dytë, partitë do të garojnë për një deputetë më shumë, pasi që bëhet fjalë për 3 mijë vota.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *