Home / Lajme / Maqedoni / KSHZ vendosi përsëritjen e votimeve në 25 vendvotime

KSHZ vendosi përsëritjen e votimeve në 25 vendvotime

4 qershor – Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) mbrëmë vonë vendosi përsëritjen e votimeve në 25 vendvotime në tri njësi zgjedhore.
Zëdhënësi i KSHZ-së, Zoran Tanevski deklaroi për agjencinë e lajmeve INA se votimet janë anuluar dhe do të përsëriten në 11 vendvotime në njësinë e dytë zgjedhore, në 8 vendvotime në njësinë e gjashtë zgjedhore dhe në 6 vendvotime në njësinë e parë zgjedhore. Sipas tij, do të votohet edhe në vendvotimet ku ishte ndërprerë procesi zgjedhor për shkak të incidenteve.
“Në njësinë e dytë zgjedhore do të votojnë 10.584 votues dhe në njësinë e gjashtë 7867 votues dhe këto zona janë atje ku ndodhën incidentet dhe u ndërprenë votimet”, deklaroi për INA, Zoran Tanevski.

KSHZ mbrëmë pranoi 58 ankesa të partive politike, prej të cilave, 28 të VMRO-DPMNE-së, 15 të PDSH-së, 13 të BDI-së, një ankesë të LSDM-së dhe një të TMRO-së. Afati për shqyrtimin e tyre do të jetë 48 orë nga pranimi i tyre. Sipas KSHZ-së, përsëritja e votimeve pritet të bëhet më 15 qershor, por për këtë datë pritet të vendosin anëtarët e këtij komisioni.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *