Home / Lajme / Maqedoni / KSHZ:Rivotime në 186 vendvotime

KSHZ:Rivotime në 186 vendvotime

7 qershor – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve përfundoi mbrëmë shqyrtimin e të gjitha ankesave të partive politike duke vendosur përsëritjen e votimeve në 186 vendvotime në mbarë vendin.
Sipas këtij vendimi, zgjedhjet do të përsëriten për shkak të parregullësive në njësinë e parë, të dytë dhe të gjashtë zgjedhore. Rivotime do të ketë më së shumti në njësinë e gjashtë zgjedhore edhe ate në 28 vendvotime në Bogovinë, 20 vendvotime në Tetovë, 25 në Likovë dhe në shumë vendvotime në 14 komuna të Maqedonisë, ku janë evidentuar parregullësi.

Më shumë ankesa janë pranuar nga BDI, gjithsej 105, pastaj nga VMRO-DPMNE-ja 48, nga PDSH-ja 13, si dhe disa ankesa nga partitë tjera politike. Paraprakisht KSHZ-ja vendosi votime në 25 vendvotime ku në ditën e zgjedhjeve pati incidente, dhune dhe ishte ndërprerë procesi i votimit.
Në bazë të kodit zgjedhor, partitë politike në afat prej 48 orësh kanë të drejtën të bëjnë ankesë në Gjykatën Supreme, e cila në afat prej 24 orëve duhet të kthejë përgjigje.

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *