Home / Lajme / Maqedoni / KSHZ:Rivotime në 193 vendvotime

KSHZ:Rivotime në 193 vendvotime

7 qershor – Kryetari i KSHZ-së, Jovan Josifovski bëri të ditur në një konferencë për mediat se zgjedhjet do të përsëriten në 193 qendra votimi, ku do të votojnë mbi 170 mijë qytetarë.
Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Jovan Josifovski deklaroi se do të rivotohet në 193 qendra votimi në njësitë zgjedhore 1, 2 dhe gjashtë.
“Votat nga rivotimi do të ndikojnë në numrin përfundimtar të deputetëve të ardhshëm”, deklaroi Josifovski.
Sipas tij, në KSHZ kanë mbërritur 376 kërkesa të partive politike, prej të cilëve 131 nga PDSH, 139 nga BDI, 65 nga VMRO-DPMNE, 41 nga koalicioni opozitar “Dielli”. KSHZ nga këto kërkesa ka pranuar rivotime në 159 qendra votimi në njësinë 1, 2 dhe 6.
Në njësinë e gjashtë zgjedhore do të rivotohet në 116 vendvotime: 13 Gostivar, 35 në Tetovë, 2 në Dibër, 6 në Vrapçishtë , 28 në Bogovinë, 7 në Tearcë, 8 në Bërvenicë, 5 në Zhelinë, 2 në Jegunovcë, 3 në Zajaz, 7 në Osllomej.

Në njësinë e parë zgjedhore do të rivotohet në 14 vendvotime: 1 në Çair dhe 13 në Saraj. Në njësinë e dytë zgjedhore:1 në Butel, 1 në Çuçer Sandevë, 26 në Likovë dhe 1 në Kumanovë.
KSHZ paraprakisht ka vendosur votime në 25 vendvotime në Saraj, Çuçer Sandevë, Haraçinë, Kumanovë,Dibër, Zhelinë, Brvenicë dhe Gostivar pasi që në këto vendvotime nuk është votuar apo është ndërprerë votimi për më shumë se tre orë, për shkak të incidenteve dhe dhunës në ditën e zgjedhjeve.
Rivotimi zhvillohet kryesisht në zonat shqiptare dhe sipas analistëve këto janë zgjedhje që zhvillohen posaçërisht për shqiptarët, pas incidenteve dhe parregullësive në zgjedhjet e 1 qershorit.
Në bazë të kodit zgjedhor, partitë politike në afat prej 48 orësh kanë të drejtën të bëjnë ankesë në Gjykatën Supreme, e cila në afat prej 24 orëve duhet të kthejë përgjigje

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *