Home / Lajme / Maqedoni / Megjashi: Në Maqedoni afër 2 mijë fëmijë jetojnë rrugëve

Megjashi: Në Maqedoni afër 2 mijë fëmijë jetojnë rrugëve

11 qershor -Me rastin e 12 qershorit, Ditës Ndërkombëtare kundër keqpërdorimit të fëmijëve , Ambasada e parë e fëmijëve në botë Megjashi përkujton se edhe pse Maqedonia është nënshkruese e konventave për mbrojtjen e fëmijëve nga punët që rrezikojnë shëndetin e tyre situata akoma është alarmante.
“Edhe pse në Maqedoni arsimi fillorë dhe i mesëm është i obliguar për të gjithë qytetarët, sërish mbi 18.500 fëmijë nuk janë të kyçur në sistemin e rregullt të arsimit, kurse afër 2000 fëmij, fëmijërin e tyre e kalojnë në rrugë, nën qiell të hapur dhe pa përkujdesje prindërore, puna e të cilëve keqpërdoret” , thuhet në komunikatën e Ambasadës së parë të fëmijëve në botë Megjashi.
Në parimet e konventave ndërkombëtare të cilat tanimë janë pjesë edhe e sistemit juridik në Maqedoni, parashihet në mënyrë decidive parandalimi i fëmijëve nga punët të cilat rrezikojnë shëndetin e tyre. Përkundër rregullave dhe normave, në Maqedoni numri i fëmijëve që punojnë arrin shifra shumë të mëdha e kjo vërehet gjithandej rrugëve ku fëmijët mund t’i hasësh në ushtrimin e profesioneve të ndryshme të cilat nuk përkojnë me moshën dhe personalitetin e tyre,

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale edhe pse duhet të sigurojë mbrojtjen e fëmijëve nga punët që rrezikojnë shëndetin, apo pengojnë arsimimin dhe zhvillimin e tyre, në këtë aspekt shënon ngecje dhe mungesë të masave për parandalim të këtij fenomeni.
Më tepër se gjysma e fëmijëve të botës së zhvilluar kanë mungesa të theksuara në një ose më tepër elemente bazë të fëmijërisë së tyre. Këto janë konkludime nga raportet e përvitshme të UNICEF-it. Në mesin e këtyre bëjnë pjesë ata pa prindër, pa shtëpi, jetimë dhe fëmijë të cilët u nënshtrohen të gjitha llojeve të eksploatimit që zhvillohen në suaza të kriminalitetit të organizuar si tregtia me fëmijë dhe abuzimet e ndryshme seksuale

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *