Home / Lajme / Maqedoni / Modeli zgjedhor, me modelin e Dontovit

Modeli zgjedhor, me modelin e Dontovit

1 qershor -Mandatet për përbërjen e re të Parleamentit, për të cilën sot votojnë qytetarët e Maqedonisë, Komosioni Shtetëror Zgjedhor do t’i ndajë me Modelin e Dontovit.Mandatet do të ndahen me zbatimin e modelit të pastër proporcional, pa prag zgjedhor për hyrje në Parlament.Nga secila prej gjashtë njësive zgjedhore në Parlament duhet të fitojnë nga 20 deputetë. Secila njësi zgjedhore ka përafërsisht një numër të njëjtë votuesish, rreth 30.000.Pasi që të jenë numëruar votat që i kanë fituar listat me kandidatë në të gjitha njësitë zgjedhore individualisht, KSHZ me Modelin e Dontovit duhet t’i ndajë njëzet vendet e deputetëve nga secila njësi zgjedhore.Sipas Modelit të Dontovit, numri i përgjithshëm i votave që do të fitojë secila listë individualisht ndahet me njësinë 1,2,3,4, deri në 20. Kështu njësitë e fituara zgjedhore renditeten nga madhësia. Secila listë me kandidatë fiton aq vende për deputetë sa është njësia më e madhe në ato njëzet.

Në rast se gjatë ndarjes së mandatit të fundit, në vendin e njëzet paraqiten dy numra identikë, ky vend për deputet do të përcaktohet me short.Shembull për shpërndarjen e vendit të deputetëve në njërën nga gjashtë njësit zgjedhore:Nëse në votime marrin pjesë tre parti me listat e tyre, A,B, dhe C dhe kanë fituar, lista A 120.000, lista B 80.000, ndërsa lista C 60.000, numri i votave i secilës parti ndahet me një, dy, tre, … deri më 20. Sipas Formulës së Dontovit, nga partia e listës A në Parlament do të hynë nëntë kandidatët e parë të listës, nga lista B do të hynin gjashtë deputet, ndërsa nga lista e C deputetë do të jenë pesë të parët e listës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *