Home / Lajme / Maqedoni / MOST bën të ditur për parregullësi

MOST bën të ditur për parregullësi

29 qershor – Asociacioni qytetarë MOST që po vëzhgon rivotimet e sotme ka bërë të ditur për parregullësi në rivotimet e sotme në Bojanë, Radushë, Çellopek dhe Tenovë.
Sipas këtij asociacioni parregullësi janë regjistruar në dy qendra votimi në fshatin Bojanë, ku persona të paautorizuar kanë hyrë në qendrat e
votimit dhe kanë vjedhur dhe dëmtuar një pjesë të materialit zgjedhor.
Në fshatin Radushë të komunës së Sarajit në qendrën e votimit kanë munguar kryetari dhe nënkryetari Komisionit vendor zgjedhor. Ndërsa në fshatrat Tenovë dhe Çellopek janë vërejtur persona që kanë votuar për më shumë herë.

Gjithashtu lexo

Paraqiten si zyrtarë policor, rrahin dhe plaçkisin të riun nga Shkupi

Mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Përzhino” në Shkup, tre persona të panjohur e kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *