Home / Lajme / Maqedoni / MOST: Deri në orën 10 jehona e votuesve rreth 12 për qind

MOST: Deri në orën 10 jehona e votuesve rreth 12 për qind

1 qershor – Jehona e votuesve në njësinë zgjedhore 1 deri në orën 10 është 13,88 për qind, në njësinë zgjedhore 2 – 11,11, në NJZ 3 – 13,24 për qind, në NJZ 4 – 12,21, në NJZ 4 – 12,21, në NJZ 5 – 9,88, ndërsa në NJZ 6 – 12,07 për qind, kumtoi sot në konferencën për shtyp Asociacioni qytetarë MOST.
Vëzhguesit e MOST-it kanë evidentuar edhe parregullsi, si dhe ndërprerje të votimit.
“Në komunën Haraçinë votimi ësht ndërprerë, vendvotimi 2036 në fshatin Gurgurnicë, komuna Bërvenicë është mbyllur, vendvotimi 1023 ka filluar me një orë vonesë, ndërsa hapja e vendvotimeve 2348 në Studeniçan është vonuar 15 minuta”, tha drejtori ekzekutiv i MOS-it Darko Aleksov.

Ai shtoi se votimi është ndërprerë edhe në vendvotimin 2340 në fshatin Grushinë, Haraçinë, se janë vjedhur kutitë e votimit në vendvotimet 515 dhe 516 në fshatin e Gostivarit, Banjicë e Epërme pas së cilës është ndërprerë edhe votimi, ndërsa për shkak mbushjes së kutive vendvotimet 540 dhe 541 në Dibër, ku, sipas vëzhguesve të MOST-it, ka patur edhe qerim hesapesh fizike.
Në fshatin Tearcë në vendvotimet 2010, 2011, 2012 dhe 2013 persona të panjohur i kanë mbushur kutitë e votimit, ndërsa vëzhguesit e MOST-it janë tërhequr nga vendvotimet. Mbushje të kutive të votimit është regjistruar edhe në Zhelinë në vendvotimin 2095 edhe në fshatin Kamenjanë në vendvotimin 2093.
Në telefonin falas me numër 080 080 080 që MOST e ka hapur për denoncim të parregullsive, ka thirrje të qytetarëve, siç tha Alkesov, për vërejtje të frikësimit të qytetarëve para vendvotimeve, krisma dhe lloj tjetër presioni në komunën Çair dhe Haraçinë.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *