Home / Lajme / Maqedoni / MOST:Vonesa në hapjen e qendrave të votimit

MOST:Vonesa në hapjen e qendrave të votimit

15 qershor – Vëzhguesit e asociacionit MOST kanë vërejtur parregullësi në disa qendra të votimit ku sot po rivotohet në Maqedoni.
Sipas stafit drejtues të kësaj organizate, parregullësi janë regjistruar në një vendvotim në fshatin Strimë të komunës së Likovës, për shkak se objekti ku duhej të votohej nuk ishte hapur dhe më pas është gjetur një lokacion tjetër dhe votimi ka filluar në ora 9.20. Në një vendvotim në fshatin Sllupçan të komunës së Likovës votimi ka filluar në ora 9 për shkak se ka munguar vula për fletët e votimit. Në dy qendra votimi në fshatin Hotël të po kësaj komune është vërejtur mungesa e 128 fletë votimeve. Sipas MOST, me vonesë ka filluar edhe votimi në Saraj. Ky asociacion po ndjekë procesin e zgjedhjeve me 310 vëzhgues.

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *