Home / Lajme / Maqedoni / MPB aktpadi penale ndaj një zëvendëskomandati të saj

MPB aktpadi penale ndaj një zëvendëskomandati të saj

26 qershor – Ministria e Brendshme ka ngritur aktpadi penale ndaj zëvendëskomandantit të stacionit policor të Çegranit, për shkak se nuk ka penguar parregullësi gjatë procesit zgjedhor.
Sipas MPB-së, D.D (28) zëvendëskomandant në SP të Çegranit më 1 qershor ka lejuar një grup të panjohur që të konfiskojë materialin zgjedhor dhe të shfrytëzojë ate për qëllimet e një partie politike.
Në të njejtën ditë, grupi i njejtë ka hyrë në shkollën fillore “Përparimi”në fshatin Çegran dhe ka mbushur kutitë, ndërsa pas reagimit të personave të pranishëm në qendrat e votimit për shkak të parregullësive, D.D ka kërcënuar me armë zjarri.
Zëvendëskomandanti D.D me 12 qershor është larguar nga puna për shkak të shkeljes së rregullores dhe disciplinës së punës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *