Home / Lajme / Maqedoni / MPB arrestoi edhe 6 persona të involvuar në incidentet zgjedhore

MPB arrestoi edhe 6 persona të involvuar në incidentet zgjedhore

4 qershor – Policia e Maqedonisë në aksionin e sotëm ka arrestuar edhe gjashtë persona të cilët dyshohet se ishin të involvuar në incidentet të cilat ndodhën ditën e zgjedhjeve. Tre nga personat janë arrestuar në fshatrat Bukoviç dhe Rahshçe të Shkupit. Të arrestuarit dyshohet se kanë qenë të involvuar në incidetent të cilat ndodhën në disa vendovotime, tek të cilët është gjetur armë dhe municion, njoftoi Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska. Ministrja Jankullovska deklaroi se deri më tani janë arrestuar mbi 50 persona, ndërsa për 38 prej tyre janë ngritur padi penale për pengimin e procesit zgjedhor. Në mesin e tyre ka edhe anëtarë dhe funskionar të partive politike shqiptare.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme deklaruan se do të ndiqen edhe të gjithë pjesëtarët e policisë për të cilët ekzistojnë dyshime se kanë qenë pjesëmarrës në prishjen e procesit zgjedhor.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *