Home / Lajme / Maqedoni / MPB:Një i vdekur, disa të plagosur dhe 11 të arestuar në incidentet

MPB:Një i vdekur, disa të plagosur dhe 11 të arestuar në incidentet

1 qershor – Një I vdekur, disa të plagoasur dhe 11 të arestuar, është bilansi I incidenteve të ditës së sotme, të cilkët u shënuan gjatë votimeve. Nga MPB apelojn deri tek të gjitha partit politike, deri te liderët e tyre ta shfrytëzojn autoritetin e tyre dhe ti qetësojnë tensionet e aktivistëve të tyre. Jozyrtarisht, I vdekuri në Haraçinë është Naser Ajvazi (40) nga Shkupi. Të lënduar janë edhe dy persona të tjerë. Në incidentit e rënëd që ka ndodhur më këtë fshat, ndaj policisë është shtënë me mitralezë dhe armë automatike.

Të arrestuar janë 9 persona për të cilët dyshohet se kanë marë pjesë në të shtënat edhe ate të gjith aktivist të BDI. Në ktë grup kan mar pjesë edhe Bulat Asani dhe Bekir Asani.
Edhe në fshatin Kamenjan janë shënuar incidente,ku janë marë kutitë e votimeve. I arestuar është ish zëvendës drejtori I drejtorisë për siguri publike Besir Dehai dhe nji person tjetër. .
14:30 – Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Ivo Kotevski njoftoi para disa minutave për incidentet dhe shkeljet e procesit zgjedhor në disa zona të vendit.Ai bëri të ditur për vrasjen e një personi në Haraçinë dhe gjashtë të tjerë të plagosur. Poashtu sipas Kotevskit në një incident të armatosur në Çair janë plagosur gjashtë persona, prej të cilëve njëri ka marrë lëndime të rënda.
Sipas tij, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një patrulle policore në Haraçinë, pasi që këta të fundit ishin lajmëruar nga komisioni vendor në fshatin Grushinë për parregullësi në procesin e votimit.
“Në orët e hershme të mëngjesit komisioni vendor në Grushinë ka lajmëruar për parregullësi dhe prani të një grupi të armatosur. Forcat mobile policore menjëherë kanë reaguar duke hasur në dalje të fshatit Grushinë në grupin e armatosur me dy makina, të cilët menjëherë janë larguar pasi që kanë pare policinë. Policia ka gjetur armë të kalibrave të ndryshëm në këto makina. Ekipi mobil i njësitit Alfa më pastaj është nisur në drejtim të fshatit Grushinë, me ç’rast në dalje të Haraçinës policies i është bllokuar rruga nga katër makina dhe persona të armatosur të cilët kanë filluar të shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë. Pjestarët e policisë kanë rezistuar me armë, ndërsa grupi është shpërndarë nëpër disa shtëpi përreth. Pas një kontrolli në një shtëpi është ndaluar Naser Ajvazi (40), i cili ka pasur plagë të rënda dhe rrugës drejt spitalit ai ka ndrruar jetë. Në këtë aksion janë ndaluar 9 persona”, theksoi zëdhënësi Kotevski.
Sipas tij, incidenti i dytë ka ndodhur në shkollën “Kosta Abrasheviç” në Çair të Shkupit, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit midis dy grupeve janë plagosur disa persona. “Pasi që është lajmëruar incidenti, policia ka dalur në vendngjarje, por është sulmuar fizikisht një polic dhe i është konfiskuar arma dhe legjitimacioni policor. Më vonë edhe forcat e tjera përforcuese që kanë mbërritur në vendngjarje janë sulmuar”, deklaroi Kotevski, duke shtuar se policia po heton incidentet e rënda. Ai bëri të ditur për incidente edhe në Tetovë port ë intensitetit më të ulët.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *