Home / Lajme / Maqedoni / Ndërroi jetë mjeku dhe intelektuali i shquar Imer Imeri

Ndërroi jetë mjeku dhe intelektuali i shquar Imer Imeri

29 qershor – Pas një sëmundje të rëndë ndërroi jetë sot në moshën 66 vjeçare mjeku dhe ish- kryetari i Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD), Imeri Imeri i cili gjatë karrierës së tij politike dha një kontribut të madhë për avansimin e çështjes së shqiptarëve në Maqedoni. Imeri një kohë të gjatë punoi si mjek, ndërsa në vitet e 90-ta ushtroi edhe disa funksione të larta shtetërore dhe partiake.
Imer Imeri lindi më 29.04.1942 në fshatin Çegran. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, shkollën e mesme në Shkup në shkollën Normale dhe pastaj u punësua si mësues në fshatin Sërmnovë. Imeri njihet edhe si një nga organizatorët e ngritjes së flamurit shqiptar në Gostivar dhe rrethinë më 28 Nëntor 1968.
Pas këtij manifestimi, së bashku me shokët e tij, u ndoq dhe u burgos. U dënua me 5 vjet burg. Pas daljes nga burgu detyrohet të punoj punë fizike për mbijetesë.
Në vitin 1976 regjistrohet ne fakultetin e mjekësisë në Prishtinë të cilin e mbaroi në vitin 1981. Pasi që nuk i’u lejua që të punojë si mjek në vendlindje, detyrohet të punësohet si mjek në disa fshatra të Kosovës. Pas specializimit punësohet në Prishtinë në poliklinikën e studentëve. Gjatë viteve 1989-90 aktivisht merr pjesë në formimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas dëbimit masiv të shqiptarëve nga puna në Kosovë detyrohet të kthehet në vendlindje ku punon si mjek dhe angazhohet aktivisht në strukturat e Partisë për Prosperitet Demokratik. Në vitin 1993 ishte anëtar i qeveris së Maqedonisë si zëvendës ministër i shëndetësis, ndërsa në vitin 2000 zgjidhet kryetar i PPD-së.
Aktivitetin e tij patriotik dhe politik e kurorëzon në vitin 2001 si nënshkrues i Marrëveshjes kornizë të Ohrit. Ndërroi jetë sot në spitalin e Shkupit. Varrimi i mjekut Imer Imeri do të bëhët më 30.06.2008 më ora 13.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *