Home / Lajme / Maqedoni / Nikolla Gruevski shpalli fitore bindëse

Nikolla Gruevski shpalli fitore bindëse

2 qershor – VMRO-DPMNE në bazë të rezultateve të shpallura dhe të numëruara nga 80 për qind materialet e përpunuara rezulton se ka fituar 440 mijë vota apo rreth 60 deputetë.
Sipas kryeministrit Nikolla Gruevski në Maqedoni vazhdon rilindja. Ai i uroi të gjithë qytetarëve fitoren në këto zgjedhje që sipas tij u zhvilluan në një atmosferë korrekt dhe demokratike. “Ka pasur edhe incidente të caktuara dhe parregullësi, por do të bëjmë që gjithçka të rivotohet atje ku duhet të zgjidhet çdo deputetë në mënyrë korrekte”, deklaroi Gruevski.
Ai ka shprehur keqardhje për viktimat në incidente duke shfaqur vullnetin që gjatë rivotimit të mos përsëriten skenat e njejta.

Sipas tij, zgjedhjet ishin korrekte dhe demokratike në 98 për qind në mbarë territorin e Maqedoni, ndërsa në territorin prej 2 për qind do të rivotohet dhe do të dëshmohet se Maqedonia shkon drejt BE-së dhe NATO-s dhe drejt një jete më të mirë dhe më cilësore.

Gjithashtu lexo

Paraqiten si zyrtarë policor, rrahin dhe plaçkisin të riun nga Shkupi

Mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Përzhino” në Shkup, tre persona të panjohur e kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *