Home / Lajme / Maqedoni / Nimic:Nuk ka afate për zgjidhjen e kontestit të emrit

Nimic:Nuk ka afate për zgjidhjen e kontestit të emrit

26 qershor – Ndërmjetësi i OKB-së për emrin, Metju Nimic deklaroi sot në Athinë se nuk ka afate përfundimtare për zgjidhjen e kontestit të emrit.
Ai këtë e deklaroi pas takimit me shefen e diplomacisë greke, Dora Bakojani. “Unë nuk e vlerësoj 9 korrikun apo çfarëdo date tjetër si afat për zgjidhjen e kontestit të emrit”, deklaroi Nimic.
Sipas tij, bisedimet midis dyja palëve nuk e prekin identitetin dhe gjuhën, por vetëm emrin e shtetit.
Ai vërtetoi se në takimin me shefen e diplomacisë greke janë shqyrtuar shumë ide, por nuk ka precizuar se për çfarë bëhet fjalë. Nimic paralajmëroi se idetë që ka hedhur në takimin me Bakojani nesër do ti prezantojë edhe para kreut shtetëror në Shkup.
Nimic ka përjashtuar zhvillimin e një takimi midis Shkupit dhe Athinës në nivel të shefave të diplomacisë.

Gjithashtu lexo

Paraqiten si zyrtarë policor, rrahin dhe plaçkisin të riun nga Shkupi

Mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Përzhino” në Shkup, tre persona të panjohur e kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *