Home / Lajme / Maqedoni / Një person është i vrarë dhe shtatë të tjerë të plagosur në Haraçinë, KSHZ njoftoi për incidente të reja në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit

Një person është i vrarë dhe shtatë të tjerë të plagosur në Haraçinë, KSHZ njoftoi për incidente të reja në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit

1 qershor –
12:50 – Sipas njoftimeve të KSHZ-së, incidentet kanë ndodhur në fshatin Bukoviç ku është ndërprerë votimi në dy vendvotime, pasi që 30 persona të armatosur kanë hyrë në vendet e votimit dhe kanë vjedhur materialin zgjedhor. Sipas informacioneve të tjera votimi është ndërprerë edhe në fshatin Laskavcë, ku është shtënë me armë zjarri në një vendvotim. Edhe në Bogovinë fillimisht janë regjistruar incidente në disa vendvotime.
12:30 – Një person është i vrarë dhe shtatë të tjerë të plagosur nga shkëmbimi i zjarrit me policinë në fshatin Haraçinë të Shkupit, njofton Ministria e Brendshme.
Hyrjet daljet e këtij vendbanimi me shqiptarë janë bllokuar nga policia, dhe disa metra më larg familjarë të të lënduarve dhe personit të vrarë kanë vënë bllokada. Deri tek incidenti ka pasuar pasi që policia kishte tentuar të ndërpriste grupin që siç thuhet po tentonte të mbushte kutitë e votimit.

11:00 – Një person rezulton i plagosur në Haraçinë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë, njoftoi Ministria e Brendshme.
Informacionet policore flasin se politika ka marrë njoftime se një grup i armatosur ka tentuar të mbush kutitë e votimit në një njësi zgjedhore në fshatin Grushinë. Menjëherë është informuar policia dhe në vendngjarje kanë mbërritur pjestarët e grupit policor Alfa, me çrast grupi i armatosur menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ishte drejtuar në drejtim të fshatit Haraçinë. Në momentin që policia ka ndjekur grupin e armatosur,këta të fundit kanë filluar të shtënë me armë në drejtim të forcave policore. Gjatë shkëmbimit të zjarrit një person është lënduar. Në BDI njoftuan për incidentin dhe informuan se bëhet fjalë për anëtarë të tyre të lënduar në shkëmbimin e zjarrit. Kjo është njoftuar edhe nga anëtari i shtabit zgjedhor të BDI-së. Pas këtij incidenti policia ka zbuluar dy makina të mbushura me armë.
Shkëmbim zjarri sot ka pasur edhe në orët e para të mëngjesit edhe në Çair, në afërsi të shkollës Dame Gruev. Informacionet e para policore flasin se përleshja me armë ka ndodhur në ora 9.45 në rrugën Kosta Abrashevic midis dy grupeve deri tani të panjohura.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *