Home / Lajme / Maqedoni / OSBE anulon mbështetjen për RTVM-në

OSBE anulon mbështetjen për RTVM-në

21 qershor – OSBE ka anuluar ndihmën e paralajmëruar për Radiotelevizionin e Maqedonisë (RTVM) pas zhvillimeve negative në këtë servis publik.
Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësja e OSBE-së në Shkup, Sali Brauton ,e cila shtoi se OSBE është donator i vazhdueshëm i RTVM-së dhe nuk do të pengojë në realizimin e konferencës donatore për të ndihmuar servisin informativ publik.
“Projekti është anuluar për shkak të mospërmbushjes së marrëveshjes nga ana e RTVM-së. Jemi të brengosur se në çfarë drejtimi po ecën kjo shtëpi informative. Ka një këshill, bord drejtues dhe të gjithë së bashku duhet të kërkojnë zgjidhje të problemeve”, theksoi Brauton.

Të punësuarit në RTVM tanimë dy javë janë në grevë, ndërsa stafi menaxhues ka vazhduar akuzat publike për rënien e këtij radiotelevizioni publik.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *