Home / Lajme / Maqedoni / OSBE-ODIHR: Zgjedhjet nuk ishin konform standardeve të BE-së

OSBE-ODIHR: Zgjedhjet nuk ishin konform standardeve të BE-së

2 qershor – Maqedonia në zgjedhjet e djeshme nuk ka përmbushur standardet ndërkombëtare për mbatjen e zgjedhjeve, vlerësoi në konferencën e sotme për media misioni Ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe misioni OSBE-ODIHR.
Misioni i kryesuar nga OSBE/ODIHR theksoi se kjo është pasojë e orvatjeve të organizuara për ndërprerje të dhunshme të procesit zgjedhor në pjesë ku jetojnë shqiptarët etnik, ku votuesit u parandaluan lirshëm ta shprehin vullnetin e tyre në më shumë vende.

“Verdikti përfundimtar do të varet nga përsëritja e votimit në disa zona shqiptare. Pritjet për progres nuk janë përmbushur për shkak të dështimit në parandalimin e akteve të dhunshme në zonat etnike shqiptare dhe zbatimit të kufizuar dhe selektiv të ligjeve” thanë vëzhguesit e Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë.

Gjithashtu lexo

Paraqiten si zyrtarë policor, rrahin dhe plaçkisin të riun nga Shkupi

Mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Përzhino” në Shkup, tre persona të panjohur e kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *