Home / Lajme / Maqedoni / Parlamenti i ri deri në fund të javës, ndërsa Qeveria më 6 gusht

Parlamenti i ri deri në fund të javës, ndërsa Qeveria më 6 gusht

17 qershor – Parlamenti i Maqedonisë deri në fund të javës pritet të mbajë seancë konstituive për verifikimin e mandatave të deputetëve që fituan partitë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Kushtetuta e Maqedonisë parasheh që seanca konstituive të mbahet 20 ditë më së voni pas mbarimit të zgjedhjeve.
Seanca caktohet nga kryetari i Parlamentit të përbërjes së mëparshme, por nëse nuk thirret në afatin e parashikuar, atëher deputetët vetë e konstituojnë Parlamentin në ditën e 21-të pas mbarimit të zgjedhjeve.
Ndërkaq presidenti i Maqedonisë është i obliguar që në afat prej 10 ditësh pas konstituimit të Parlamentit mandatin për përbërjen e Qeverisë t’ia besoj kandidatit të partisë, gjegjësishtë partive të cilat kanë shumicën në Parlament.

Mandatari në afat prej 20 ditëve nga të besuemit e mandatit, Parlamentit i parashtron programin dhe i propozon përbërjen e qeverisë.
Seancën për zgjedhje të Qeverisë, kryetari i Parlamentit e cakton në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të propozimit për programin dhe përbërjen e Qeverisë.
Sipas afateve të parashikuara, Qeveria e Maqedonisë do të finalizohet më 6 gusht.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *