Home / Lajme / Maqedoni / Parlamenti i ri të shtunën seancën konstituive

Parlamenti i ri të shtunën seancën konstituive

18 qershor – Parlamenti i Maqedonisë të shtunën do të mbajë seancën konstituive ku do të verifikohen mandatet e deputetëve të zgjedhur nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 1 qershorit.
Ish-Kryeparlamentari Lubisha Georgievski në bazë të kushtetutës thirri këtë seancë, e cila do të zhvillohet të shtunën në ora 13.
Në Parlamentin e ri të Maqedonisë, koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i prirë nga VMRO-DPMNE përfaqësohet me 63 deputetë, koalicioni opozitar “Dielli” me 27 deputetë, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) me 18 deputetë , Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) me 11 deputetë dhe Partia për Ardhmëri Evropiane me 1 deputetë.

Nga konstituimi i Parlamentit, në afat prej dhjetë ditëve presidenti i shtetit duhet t`i jap mandatin kryetarit të partisë më të madhe që të formojë qeverinë. Mandatari në afat prej 20 ditëve do të formojë koalicionin dhe do t`i dorëzoi Parlamentit anëtarët e kabinetit qeveritar dhe programit të qeverisë. Sipas afateve të parapara, Qeveria e re pritet të zgjidhjet deri më 6 gusht.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *