Home / Lajme / Maqedoni / Parlamenti sot mban seancën konstituive

Parlamenti sot mban seancën konstituive

21 qershor – Parlamenti i Maqedonisë sot do të mbajë seancën konstituive të përbërjes së re parlamentare të dalur nga zgjedhjet e parakohshme të 1 qershorit.
Në mbledhjen e caktuar në ora 13 do të bëhet verifikimi i mandatit të 114 deputetëve nga listat e partive politike që kanë siguruar vend në Parlament, ndërsa gjashtë kandidatët e ngelur do të dalin nga rivotimet që do të zhvillohen më 29 qershor në njësinë e parë dhe të gjashtë zgjedhore.
Si pikë e rendit të ditës do të jetë edhe zgjedhje e kryetarit të Parlamentit, kur ndër emrat që ka marrë besimin e partisë VMRO-DPMNE-së është deputeti Trajko Veljanovski, por deri në momentin e fundit nuk bëhet e ditur kandidatura e kryeparlamentarit të ri. Në përbërjen e re parlamentare, VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” ka shumicë absolute prej 63 deputetëve, koalicioni opozitar “Dielli-koalicioni për Evropë” ka 27 deputetë, BDI ka 18 deputetë, PDSH 11 deputetë dhe Partia Për Ardhmëri Evropiane 1 deputet.

Në rivotimet e sërishme më 29 qershor pritet të ketë ndryshime për një ose dy deputetë midis partive shqiptare në njësinë e gjashtë zgjedhore, ku do të rivotohet në 12 qendra të votimit me mbi 9200 votues. Seanca konstituive sot do të drejtohet nga deputeti më i moshuar ,Stojan Andov., ku ndër pikat e tjera të rendit të ditës do të jenë edhe zgjedhja e komisionit të verifikimit, verifikimi i mandateve të deputetëve, zgjedhja e Komisionit për emërime dhe zgjedhje të kryetarit të Parlamentit.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *