Home / Lajme / Maqedoni / Partitë dorëzuan ankesa në Gjykatën Supreme

Partitë dorëzuan ankesa në Gjykatën Supreme

10 qershor -Partitë politike sot dorëzuan ankesa lidhur me vendimet e KSHZ-së për anulimin e zgjedhjeve në rreth 200 vendvotime në tri njësi zgjedhore.
Partia Demokratike Shqiptare dorëzoi 13 ankesa për 110 vendvotime dhe 76 ankesa të tjera për anulimin e votimeve në 76 vendvotime në njësitë zgjedhore një, dy, pesë dhe gjashtë. Katër ankesa në adresë të KSHZ-së ka dorëzuar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim për anulimin e votimeve në Tetovë, Tearcë dhe në njësinë e dytë zgjedhore.
Sipas ligjit, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) këto ankesa do t`i përcjellë në Gjykatën Supreme, e cila duhet të sjellë vendim në afat prej 48 orëve nga momenti i pranimit të tyre.
VMRO-DPMNE dhe koalicioni opozitar “Dielli” nuk kanë dorëzuar ankesa në adresë të Gjykatës Supreme.
KSHZ në mbledhjen e sotme pritet të zgjedhë kryetarët e gjashtë komisioneve zgjedhore komunale, që u shkarkuan për shkak të parregullësive që u shënuan në ato zona.

Kryetari i KSHZ-së, Jovan Josifovski deklaroi se kryetarët e këtyre komisioneve duhet të zgjidhen nga radhët e anëtarëve të komisioneve komunale, por një propozim i tillë është kundërshtuar nga zëvendëskryetari i KSHZ-së, Subhi Jakupi.
Në rivotimet e së dielës më 15 qershor do të jenë të hapura për votim 197 qendra votimi dhe se këto vota që janë rreth 170 mijë do të ndikojnë në radhitjen përfundimtare të forcave politike në Parlamentin e ri të Maqedonisë

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *