Home / Lajme / Maqedoni / PDSH i kundërpërgjigjet akuzave të BDI-së

PDSH i kundërpërgjigjet akuzave të BDI-së

10 qershor – Menjëherë pas akuzave që i dërgoi në adresë të PDSH-së kryetari i Shtabit zgjedhor të BDI-së Izet Mexhiti pasoi edhe reagimi nga partia e Thaçit.
Zëdhënësi i PDSH-së Adriatik Imeri tha se kjo paraqet një tjetër tentativë të dështuar të partisë së Ahmetit dhe mjegullim të realitetit.
“I tërë opinioni edhe i brendshëm edhe i jashtëm e din se gjatë një qershorit apo gjatë ditës së zgjedhjeve Ali Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorët e tij urdhërojnë që bandat kriminele të gjuajnë ndaj votuesve në Çair. Ndërsa po ky i njëjti Ali Ahmeti urdhëron që në Haraçinë të gjuajnë edhe ndaj policisë. Nëse këta që u përmendën nuk janë vepër kriminele, atëherë edhe çka duhet të bëjë Ali Ahmeti, që të ndiqet nga organet e rendit dhe të ngritët aktpadi penale nga gjyqi”, akuzoi zëdhënësi i PDSH-së Adriatik Imeri.
Zgjedhjet e një qershorit u përcollën me incidente kryesisht në pjesët e banuara me shqiptarë dhe partitë kryesore shqiptare në vazhdimësi kanë akuzuar njëra-tjetrën si përgjegjëse.

Gjithashtu lexo

Paraqiten si zyrtarë policor, rrahin dhe plaçkisin të riun nga Shkupi

Mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Përzhino” në Shkup, tre persona të panjohur e kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *