Home / Lajme / Maqedoni / PDSH shpall fitoren në mesin e elektoratit shqiptar

PDSH shpall fitoren në mesin e elektoratit shqiptar

2 qershor – Kryetari i partisë shqiptare në pushtet në Maqedoni, PDSH, Menduh Thaçi, gjatë paraqitjes së fundit për media ka shpallur fitoren e kësaj partie, duke thënë se aktualisht partia e tij udhëheq me 35 mijë votues më shumë se partia tjetër rivale shqiptare BDI.
“Është fitorja më e rëndë, por më e lezetshme”, ka thënë Menduh Thaçi, duke theksuar se ‘mposhtëm dhunën dhe kallashin’ dhe duke pohuar diferencën prej 35 mijë votave në krahasim me BDI-në.
“Edhe me ata kuti të djegura dhe me ato plumba, PDSH udhëheq me 35 mijë vota para BDI-së. Me numërimet e reja, ky dallim do të jetë deri në 65 mijë. PDSH aktualisht ka 10 dhe me numërimet e reja 11, ndërsa BDI ka 6, dhe 1 do ta humb pas përsëritjes së votimeve në kutitë e djegura, dhe do te ketë vetëm 5 deputetë”, ka shtuar Thaçi.

Thaçi po ashtu ka lëshuar kritika ndaj disa mediave të cilat kanë spekuluar se Agim Krasniqi, kandidat i PDSH-së për deputet në Parlamentin e Maqedonisë, është arrestuar për shkak të përfshirjes në incidentet e armatosura në Haraçinë.
Ndërkohë edhe kryeministri aktual dhe lider i partisë maqedonase në pushtet, VMRO-DMPNE, Nikolla Gruevski, ka shpallur fitoren në këto zgjedhje.
“VMRO DPMNE ka fituar 440 mijë vota ndërsa kundërshtari jonë, 215 mijë vota. Sipas analizave të deritashme, nëse trendi vazhdon kështu dhe besoj se do të vazhdojë, VMRO do të ketë mbi 60 deputetë në parlamentin e Maqedonisë”, ka thënë ai në konferenën e parë për media. pas zgjedhjeve.

Gjithashtu lexo

Paraqiten si zyrtarë policor, rrahin dhe plaçkisin të riun nga Shkupi

Mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Përzhino” në Shkup, tre persona të panjohur e kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *