Home / Lajme / Maqedoni / Përfundoi procesi i votimeve në Maqedoni

Përfundoi procesi i votimeve në Maqedoni

15 qershor – Ka përfunduar procesi i votimi në 184 qendrat e votimit, ku sipas KSHZ deri në ora 17 kanë marrë pjesë 43, 22 për qind.
KSHZ pritet të bëjë publike rezultatet e para rreth orës 21. 00. Anetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski deklaroi për INA, se grupi i punës i KSHZ-se do të punojë në mënyrë efektive që sa më shpejt të shpallë rezultatet. “Këto rezultate do të ndikojnë bindshëm në numrin e përgjithshëm të deputeteve sidomos në njësinë e gjashtë zgjedhore”, deklaroi Dashtevski për agjencinë INA.
Në Maqedoni sot u rivotua në tre zonat zgjedhore , një, dy dhe gjashtë ku pati incidente dhe dhunë në zgjedhjet e 1 qershorit.
Trupi votues në këto rivotime ishte rreth 170 mije vota në 187 qendra të votimit. Në tre qendra votimi në Zhelinë sërish do të rivotohet me 29 qershor për shkak se ishte vjedhur materiali zgjedhor ku konsiderohen rreth 3 mijë vota.
Dashtevski theksoi se KSHZ do të vendos se a do të ketë nevojë që të riperseriten votime në këto vendvotime.

Gjithashtu lexo

Vjedhje në Strugë, hajduti gjen çelësin nën qilim

Një hajdut nga Struga ka vjedhur në një shtëpi, pasi ai e ka hapur derën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *