Home / Lajme / Maqedoni / Problemi në Maqedoni është se cila parti shqiptare do të jetë pjesëtare e koalicionit

Problemi në Maqedoni është se cila parti shqiptare do të jetë pjesëtare e koalicionit

2 qershor – Nikolla Gruevski fitoi zgjedhjet, por nuk ka fituar ende gjendjen politike, sepse për të garantuar moskeqësimin e klimës ndëretnike në Maqedoni ai duhet të përfshijë në qeveri një nga dy partitë shqiptare.
“Ç’do të thotë: fitore e vërtetë?” – tha kryetarja e delegacionit të Parlamentit Evropian për vendet e Evropës Juglindore, Doris Pack, në një intervistë për programin maqedonas të Deutsche Welles, duke iu përgjigjur pyetjes nëse kjo është një fitore e vërtetë për VMRO-në.
“Me sa di unë Gruevski ka fituar një vend më shumë sesa gjysma në parlament, por me kaq nuk e ka fituar ende gjendjen politike, sepse ai duhet të përfshijë në qeveri një nga dy partitë shqiptare për të garantuar moskeqësimin e klimës ndëretnike në Maqedoni.” – u shpreh zonja Pack.

“Problemi do të jetë se cilën parti do të marrë ai në koalicion dhe më parë Gruevski ka thënë se do të marrë partnerin e vjetër, PDSH-në. Kjo do të thotë që BDI-ja, e cila i krijoi vështirësitë – edhe vitet e fundit – mbetet përsëri e papërfshirë. Se a do të kintribuojë kjo në paqëtimin e gjendjes, këtë e vë në dyshim.”

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *