Home / Lajme / Maqedoni / Procesi i rivotimit po zhvillohet në atmosferë të qetë

Procesi i rivotimit po zhvillohet në atmosferë të qetë

15 qershor – Procesi i votimit në zonat zgjedhore po zhvillohet në një atmosferë të qetë dhe të lirë zgjedhore, ndërsa në të gjitha qendrat e votimit janë të pranishëm vëzhgues ndërkombëtar.
Siç bëjnë të ditur reporterët e agjencisë së lajmeve INA në terren, në afërsi të qendrave të votimit vërehen forcat të uniformuara policore, ndërsa pjestarë të njësiteve speciale janë të pranishme në disa akse rrugore dhe në dalje të vendbanimeve ku janë duke u përsëritur zgjedhjet. Gjithashtu po vihet re edhe prania e vëzhguesve të huaj të cilët po qëndrojnë në qendrat e votimit për të ndjekur procesin e votimit. Ambasadorja amerikane, Gillian Milovanovic po qëndron për të ndjekur procesin e rivotimit në rajonin e Tetovës. Edhe ambasadori evropian Ervan Fuere ka vizituar sot disa qendra të votimit në rajonin e Tetovës.
Ambasadori britanik Endrju Ki po qëndron në komunën e Sarajit për të ndjekur procesin e votimit, ndërsa në Kondovë ambasadori francez, Bernard Valero.
“Unë me të vërtetë shpresoj se sot do të jetë një ditë e qetë dhe se Maqedonia mund të dëshmojë se mund të realizojë zgjedhje korrekte dhe të mos përsëriten problemet e 1 qershorit”, deklaroi ambasadori i Britanisë së Madhe Endrju Ki.
Në të gjitha komunat dhe vendbanimet shqiptare ku po përsëriten votimet deri tani nuk janë deklaruar parregullësi nga ana e shtabeve të partive politike, përveç vjedhjes së materialit zgjedhor për tre qendra votimi në Reçicë të Tetovës.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *