Home / Lajme / Maqedoni / Protest me fshesa në duar para ambasadës greke në Shkup

Protest me fshesa në duar para ambasadës greke në Shkup

10 qershor – Përfaqësues të organizatës joqeveritare “ Civilizimi maqedonas dhe ardhëmëria” sot me fshesa në duar protestuan para ambasadës greke përshkak të qëndrimit nënçmues të autoriteteve doganore greke ndaj shtetasve maqedonas
“Erdhëm këtu që t’i dhurojmë një fshesë të artë ambasadores së Greqisë në Maqedoni e cila e meriton, shkaku i mbajtjes së pastërtisë në vendkalimet kufitare drejt vendit tonë. Dëshirojmë t’ia kthejmë në masë të njejtë, t’iu japim një fshesë që të pastrojnë pak tek ne” tha kryetari i organizatës”, Igor Dimovski.

Ditë më parë policë grek kanë maltretuar shtetas maqedonas, duke i deturuar të pastrojnë vendkalimin kufitar si kushtë për të hyrë në Maqedoni.
Maltretimi i katër vozitësve të kamionëve ka ndodhur në vendkalimin “Dojrani” nga ana e kufirit grek. Shtetasit maqedonas me inicialet M.K (26), A.B (25), O.M (36) dhe M.D ( 60) janë detyruar ta pastrojnë vendkalimin kufitar dhe pastaj të kalojnë për në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *