Home / Lajme / Maqedoni / Radio Haraçina, ndërpret programin në shenjë proteste për ngjarjet në këtë vendbanim

Radio Haraçina, ndërpret programin në shenjë proteste për ngjarjet në këtë vendbanim

1 qershor – Si pasojë e incidenteve të ndodhura në komunën e Haraçinës , në komunën e Cairit dhe në disa komuna tjera të banuara me shqipëtarë , ku është shkelur liria dhe e drejta individuale e votimit , Radio Haraçina e cila përkrah gjithmonë popullin dhe mbron të drejtat dhe lirinë e çdo individi ,ka vendosur që të ndërprejë rrjedhen normale të programit në shenjë revolte. Programi do të shoqërohet me muzikë serioze .

Staffi drejtues dhe menaxhues I Radio Haraçinës njëzëri ka vendosur që ky medium I afërt me popullin ,në këto çaste vendimtare ku duhet zgjedhur ata që do të udhëheqin me këtë popull të sinqertë dhe të pafajshëm, të I bashkohet dhimbjes sç çdo shqipëtari të vërtetë , sepse vlerësojme se sot është shkelur çdo parim demokratik, ku kanç pësuar njerëz të pafajshëm , andaj njëherit apelojmë tek të gjithë bashkëkombasit që të ruajnë gjakëftohtesinë dhe të I bashkangjiten miliona shqipëtarëve tjerë që vlerësojnë dhe njohin lirinë dhe demokracinë e çdo individi..
Radio Haraçina do të vazhdojë të ju qëndrojë besnik audiencës së gjërë që ka dhe do të vazhdojë rrjedhën normale të programit në të ardhmen

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *