Home / Lajme / Maqedoni / Ren apeloi për zgjedhje të qeta gjatë rivotimit

Ren apeloi për zgjedhje të qeta gjatë rivotimit

11 qershor – Shefi i diplomacisë së maqedonase Antonio Milloshoski sot, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Bruksel, realizoi takim me evrokomesarin për Zgjerim, Oli Ren.
Pas takimit midis evrokomisionerit Oli Ren dhe ministrit të jashtëm Antonio Milloshoski u nënvizua se Brukseli në mënyrë serioze do të ndjekë zhvillimet lidhur me procesin e rivotimit në 196 vendvotime më 15 qershor në Maqedoni.
Oli Ren ka kërkuar që Komisioni Shtetëror Zgjedhor të ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar kushte më të mira gjatë rivotimit. “Një nga rekomandimet më serioze është masat e ndërmarra dhe hetimet e filluara për incidentet gjatë zgjedhjeve, ku BE do të pres përfundimin e tyre dhe gjykimin e autorëve për incidentet dhe parregullësitë në bazë të ligjit”, ky ka qenë konkluzioni i dalur nga takimi Ren-Milloshoski.

Evrokomisioneri për Zgjerim, Oli Ren gjithashtu kërkoi nga shefi i diplomacisë maqedonase angazhim më të madh për tejkalimin e mosmarrëveshjeve me Greqinë për emrin kushtetues të vendit. Milloshoski theksoi se ka tregues të cilët bëjnë të ditur se Greqia po e këqpërdor çështjen e emrit për të arritur qëllime tjera politike të jashtme dhe të brendshme.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *