Home / Lajme / Maqedoni / Romët vazhdojnë të jenë të diskriminuar

Romët vazhdojnë të jenë të diskriminuar

26 qershor – Mes multietnik, qytetarë me të drejta të barabarta, kjo ishte tema e takimit të sotëm të organizuar nga Instituti Shoqëria e Hapur i Republikës së Maqedonisë.
Organizimi u mbajt në Tetovë, ndërsa merrnin pjesë, përfaqësues nga zyra e avokatit të popullit Komuna e Tetovës si dhe mysafir të tjerë.
Sunçica Kostovska Petrevska në cilësi të menaxherit të projektit deklaroi se qëllimi i këtij organizimi është që të ngritët dhe avancohet statusi i shoqërive jo shumicë në vendin tonë”
“Ne mundohemi që të vëmë një kontakt bashkëpunimi të mirë mes institucioneve dhe qytetarëve jo-shumicë, avancimi i tyre në disa fusha, si dhe sigurimi i tyre nëpër vende pune. Jorastësisht e them këtë, sepse etnitetet pakicë gjithnjë hasin në pengesa gjatë punësimit të tyre, ju bëhen padrejtësi e në këtë rast më të prekurit janë pjesa e nacionalitetit rom”, tha Sunçica Kostovska.

Ajo në vazhdim deklaroi se këto aktivitete ndërmarren përmes organizatave të ndryshme joqeveritare, duke realizuar projekte nga më të ndryshmet, me qëllim të avancimit të statusit të shoqërive jo shumicë në vendin tonë.”Këtë punë duhet ta bëjë qeveria. Edhe pse e njëjta e filloi këtë projekt para disa kohë për dekadën e romëve megjithatë kjo duhet të intensifikohet me qëllim të nxjerrjes së kësaj shoqërie nga kjo pozitë e palakueshme që është” deklaroi Sunçica Kostovska Petrevska bartëse e projektit. Ajo më tej shtoi se me romët është shumë më problem sepse të njejtët nuk kanë edhe shtet amë që tu del në mbrojtje.
Fokusi i këtyre takimeve që realizohen nëpër qytete të ndryshme është në gjeneralë, por theksi i veçantë është vënë tek ekonomia konkretisht punësimet e tyre dhe jo më diskriminimit të nacionaliteteve pakic që janë në vendin tonë, tha ajo.Kohëzgjatja e projektit është 30 muaj. Ka filluar që nga janari i vitit 2007 dhe do të zgjasë deri në qershor të viti 2009. .
Ajlin Kadriu

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *